Magjia e Kupës së Botës vijon me sfidën Marok – Kroaci

Futboll

Magjia e Kupës së Botës vijon me sfidën Marok – Kroaci

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 10:50
Magjia e Kupës së Botës vijon me sfidën Marok – Kroac

Magjia e Kupës së Botës vijon me sfidën Marok – Kroaci, e vlefshme për Grupin F. Nënkampionët e botës nisin aventurën e tyre në Katar me synim për të surprizuar sërish dhe për t’i shkuar deri në fund kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit.

Në krye të kroatëve, ashtu si në vitin 2018 qëndron Zlatko Dalic, një trajner ekspert, që di t’i marrë më të mirën skuadrës së tij. Lojtarët me eksperiencë nuk mungojnë te Kroacia. Ky do të jetë Botërori i fundit i një prej mesfushorëve më të mirë në botë, Luka Modric,

Në miqësoren e fundit, para startit të Kupës së Botës, marokenët fituan me rezultatin 3-0 përballë Gjeorgjisë, në një sfidë spektakolare, ku bindën me lojë dhe gola.

Arritja më e madhe në Kupën e Botës për skuadrën afrikane është kalimi i grupit në vitin 1986, ndërsa botërori i fundit ishte për t’u harruar për Marokun, pasi e mbylli i fundin në grup me vetëm 1 pikë në “Rusi 2018”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat