Humbja nga Irani, Bale: Do të jetë i vështirë kualifikimi tutje

Futboll

Humbja nga Irani, Bale: Do të jetë i vështirë kualifikimi tutje

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 14:44
Gareth Bale

Gareth Bale e ka pranuar se Uellsi është në prag të eliminimit të Kupës së Botës pasi pësoi humbje sot 2:0 nga Irani.

Uellsi me 10 lojtarë pësoi një humbje dramatike në Katar, pasi Rouzbeh Cheshmi dhe Ramin Rezaeian shënuan në minutat shtesë të ndeshjes, respektivisht në minutën e 90+8’ dhe 90+11’.

Me këtë disfatë që i la lojtarët e Rob Page në vetëm një pikë pas dy ndeshjeve, uellsianët tani duhet të mposhtin Anglinë të martën mbrëma për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për tu kualifikuar tutje.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, kapiteni Bale tha: "Është shkatërruese. Jemi të mërzitur, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta thënë. Ne luftuam deri në sekondën e fundit, por është një nga ato gjëra që është e vështirë për t'u marrë, por ne duhet të rikthehemi dhe të vazhdojmë përsëri”.

"Ne duhet thjesht të vazhdojmë. Duhet të rikuperohemi, të gjithë jemi të mërzitur. Duhet të marrim veten menjëherë. Do të jetë e vështirë të kualifikohesh në 16-shen e fundit, por na ka mbetur edhe një ndeshje dhe duhet të përpiqemi të shikojmë çdo gjë pozitive dhe të përpiqemi të shijojmë rastin. Do të jetë e vështirë, me siguri. Ne do të shohim ndeshjet e tjera dhe do të shohim”, shtoi më tej Bale.

Uellsi tani zë vendin e fundit në Grupin B të këtyre kualifikimeve drejt Botërorit “Katar 2022” me vetëm një pikë të arkëtuar, aq sa ka edhe Amerika në vendin e tretë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat