Mësuam nga Kombëtarja e femrave

Futboll

Mësuam nga Kombëtarja e femrave

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 13:21
Mësuam nga Kombëtarja e femrave

Japonia shkuran historinë, teksa për herë të parë në histori siguron kalimin e grupeve në dy Kupa Bote radhazi.

Japonezët i befasuan të gjithë me përmbysjen e mbrëmshme ndaj Spanjës, së cilës i morën edhe vendin e parë në grup.

Trajneri Moriyasu ka folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku ka çuditur me fjalët e tij, pasi pavarësisht se Japonia mbajti vetëm 18% të kohës topin në zotërim, ai është shprehur se ishin superiorë ndaj Spanjës. Në fund ka shtuar se kanë mësuar nga Kombëtarja e tyre e femrave, e cila u shpall kampione e botës.

“Ne ia dedikojmë fitoren popullit të Japonisë. Ka qenë një fitore e bazuar në këmbëngulje dhe punë të palodhur. Skuadra nuk u dorëzua kurrë dhe ka arritur një kualifikim brilant. Japonia ka qenë superiore në pjesën e parë dhe të dytë. Ne po luanim për të fituar dhe kjo u materializua falë asaj loje. Ka teknologji fantastike dhe nëse topi do të kishte dalë jashtë nuk do të ishte i vlefshëm.

Nuk na intereson që Spanja kishte topin, sepse prioriteti ynë ishte të kërkonim hapësira pas mbrojtjes së tyre, me presion dhe shpejtësi. Japonia nuk ka posedim, por ka shpejtësi. Spanja e lëviz topin shpejt, por ne insistuam.

Po, ne kemi mësuar nga ekipi japonez i femrave që u bë kampione bote. Gratë ishin këmbëngulëse dhe kishin besim, dhe ky ka qenë shembulli i tyre”, ka deklaruar Hajime Moriyasu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat