Juve rivalizon Interin për Smalling

Futboll

Juve rivalizon Interin për Smalling

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 13:27
Juve rivalizon Interin për Smalling

Nuk është vetëm Interi, klubi italian që e kërkon mbrojtësin e AS Romës, Chris Smalling.

Sipas medieve italiane, në garë për asin e ‘romakëve’ është futur edhe Juventusi, një tjetër klub i madh italian.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, po bën një sezon të madh në skuadrën  e Romës, dhe tashmë ai është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Jose Mourinhos.

“Pas Interit edhe Juventus është e interesuar për Chris Smalling”, shkruajnë mediat italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat