Bellai jep sinjalin e largimit

Futboll

Bellai jep sinjalin e largimit

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 17:45
Bellai

Bylisi ka marrë një tjetër disfatë në kampionat dhe kësaj here ndaj Laçit. Pas ndeshjes ka reaguar edhe trajneri Arian Bellai. Ai është shprehur se duhet të bëjnë një analizë të ekipit dhe se duhet të flas me presidentin.

“Nuk mund të them se ishte pjesa e parë kaq e keqe, por në momentin kur luajmë e kemi kontrollin, pësojmë gjithmonë. Në pjesën e dytë luajtëm me një portë, Laçi u mbrojt mirë dhe ne nuk ishim të qetë para portës. Kishim shanse për të barazuar por çdo javë ikën dhe mbetemi aty.

Duhet të bëjmë analizë, nga unë i pari do flas me presidentin se shkuan shumë javë. Ekipi do lojtarë në janar, për të afruar që të mos mbetemi deri në javën e fundit të kampionatit. Duhen futbollistë dhe nuk duhet që të mendohemi gjatë kush duhet të luajë.

Kam dhënë gjithçka dhe sado që nuk kemi bërë gol, kemi bërë gjithçka në të gjitha aspektet. Dua të bëj unë autokritikën time dhe pastaj të flas, vetëm goli dhe rezultatet mungojnë.

Ne kemi bërë gjithçka mirë deri tani por për fat të keq nuk na eci të merrnim pikë më Laçin. Pjesa e parë ishte e barabartë, e dyta nuk ishte si deshëm ne plotësisht, krijuam raste por nuk shkoi, ndaj them se do bëj autokritikën time dhe do të flas me presidentin. Por diçka nuk shkon.

Deri në ndeshjen e tetë flisnin të gjithë për futbollin që luan Bylisi, edhe sot e pritëm Laçin, u munduam të bënim diçka ndryshe. Është fati në mes por edhe pesha e momentit. Futbollistët që janë në fushën e lojës, kanë karakter dhe mund të japin. Por në momente të veçanta nuk besojnë te vetja dhe kanë frikë mos bëjnë gabim.

Por ata i kanë të gjitha cilësitë. Kështu është futbolli, po nuk shënove dhe nuk mban 0-0, e pëson. Ne e kemi bërë në çdo ndeshje këtë”, u shpreh Bellai në një prononcim për “Oversport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat