Ajet Shosholli befason drejtorin e FC Prishtina 

Futboll

Ajet Shosholli befason drejtorin e FC Prishtina 

Nga: K.G.. Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 18:37
Ajet Shosholli befason drejtorin e FC Prishtina 

Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, selektori i parë i Kombëtares së Kosovës në vitin 1991, kryetrajner i Prishtinës së gjeneratës së artë (nëntor 1984 – prill 1985),  ka befasuar drejtorin sportiv të klubit të futbollit Prishtina, Driton Krasniqi.

Shosholli e ka uruar Krasniqin dhe dhuruar një dhuratë të bukur.

Krasniqi ka disa fjalë për Shoshollin.  

“Z. Ajet, njëri prej ikonave dhe prej shtyllave kryesore të futbollit kosovar, njëri prej udhërrëfyeseve (trajner) dhe mbështetësve të mi më të mëdhenj, në krijimin e personalitetit tim si sportist.

Z. Ajet si gjithmonë i veçantë dhe i kujdesshëm, më nderoj shumë duke më bërë një dhuratë e cila për mua ka vlera të jashtëzakonshme, më uroi postin e Drejtorit Sportiv tek klubi i zemrës FC Prishtina.

Shpresoj shumë që mësimet dhe këshillat e tij të më përcjellin gjatë tërë jetës”, ka shkruar mes të tjera Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat