Mijëra marokenë përshëndetin heronjtë e tyre

Futboll

Mijëra marokenë përshëndetin heronjtë e tyre

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 21:47
Mijëra marokenë përshëndetin heronjtë e tyre

Mijëra marokenë përshëndetin heronjtë e tyre!

Kombëtarja e Marokut ishte një ndër suprizat më të bukura në Botërorin e Katarit. “Luanët e Atlasit” zhvilluan një turne fantastik dhe mbërritën deri në fazën gjysmëfinale, si asnjë tjetër kombëtare afrikane në një Kupë Bote.

Djemtë e Walid Regragui e mbyllën Botërorin në vend të katërt, duke i dhuruar emocione të paharrueshme popullit maroken. Kombëtarja ka mbërritur sot në kryeqytetin e Rabatit dhe është pritur nga një turmë e madhe njerëzish.

Tifozët janë krenarë me ekipin e zemrës dhe mijëra kanë mbushur rrugët e Rabatit për të përshëndetur heronjtë e tyre, të cilët kanë parakaluar me një autobus të hapur nën entuziazmin e tifozëve të zjarrtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat