Juve gjen pasuesin e Rabiot

Futboll

Juve gjen pasuesin e Rabiot

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 15:45
Juve gjen pasuesin e Rabiot

Juventusi është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Belgjikës dhe Leicester City, Youri Tielemans, për të zëvendësuar Adrien Rabiot, nëse ky i fundit largohet nga Torino, raporton ‘Calciomercatoweb’.

Rabiot duket se në fund të këtij sezoni, do të ndajë rrugët me ‘Zonjën e Vjetër’.

Francezi, i cili po bën një sezon të madh me Juve, thuhet se dëshiron një aventure të re në futbollin evropian.

Juve e kërkon Tielemans e Leicester Cityt, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij edicioni.

Torinezët e shohin belgun lojtar ideal për të zëvendësuar Rabiot-in..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat