Espanyol denoncon Barcelonën në La Liga

Futboll

Espanyol denoncon Barcelonën në La Liga

Më: 3 janar 2023 Në ora: 16:37
Espanyol denoncon Barcelonën në La Liga

La Liga rifilloi pas Kupës së Botës dhe stuhia shpërtheu menjëherë. Tema e skandalit: pezullimi i dënimit me tre ndeshje që iu bë Robert Lewandowskit në mes të nëntorit. Koha e vendimit, e cila u bë në prag të ndeshjes kundër Espanyol, i lejoi Barcelonës të aktivizonte në fushë sulmuesin në ndeshjen e ligës së parë pas pushimit.

Derbi katalanas përfundoi 1-1 dhe pati një epilog të helmuar si për arbitrimin e Lahozit (i cili nxorri një mori kartonesh) ashtu edhe për reagimin e vetë Espanyol-it, i cili pasoi protestat formale për të kundërshtuar pozicionin e futbollistit polak dhe për rrjedhojë homologimin e rezultatit të ndeshjes.

Në thelb, klubi i Espanyol beson se pezullimi paraprak i urdhëruar nga Gjykata e Mosmarrëveshjes së Madridit është “një zgjidhje e nxituar me mangësi të dukshme ligjore” dhe e përkufizon atë si një padrejtësi që “rrezikon thelbin e konkurrencës”.

Ish-sulmuesi i Bayern Munichut ishte dënuar për përjashtimin (karton i dyfishte i verdhë) të marrë në ndeshjen ndaj Osasuna-s dhe për gjestin polemizues të bërë ndaj gjyqtarit, Gil Manzano. Por falë urdhrit ai mundi të rikthehej sërish në fushë për ndeshjen e javes së 15-të. Espanyol nuk është dakord dhe shton numrin e kundërshtimeve pas atyre të bëra para ndeshjes.

RCD Espanyol ka paraqitur një ankesë në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) për të kundërshtuar ndeshjen kundër FC Barcelona për futjen e pahijshme të sulmuesit në fushë gjatë ndeshjes së javes se 15-të.

Është vetëm një akt tjetër në krahasim me një hap tjetër formal që Espanyol kishte ndërmarrë disa orë pas fillimit, si reagim ndaj atij vendimi që pësoi si një shuplakë në surrat: ata kishin informuar gjyqtarin dhe vetë federatën për praninë e Lewandowski në formacionin e Barcelonës pavarësisht pezullimit.

RCD Espanyol, siç u njoftua në prag të ndeshjes, do të përdorë të gjitha burimet që ka në dispozicion për të mbrojtur interesat e veta dhe të tifozëve tanë, të vetëdijshëm se kjo padrejtësi flagrante rrezikon thelbin e garës sonë dhe se kjo padrejtësi bazohet në një zgjidhje e nxituar dhe me mangësi të dukshme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat