E fundit, vdes pronari i skuadrës angleze

Futboll

E fundit, vdes pronari i skuadrës angleze

Më: 4 janar 2023 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Bashkëpronari i West Hamit, David Gold ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare, pas një beteje të shkurtër me problemet shëndetësore, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez.

Gold përgjatë gjithë jetës së tij ishte tifoz i flaktë i West Hamit, dhe ishte janari i vitit 2010 kur ai realizoi ëndrrën e tij duke u bërë bashkëpronar i West Hamit, raporton KosovaPress.

West Ham do të përballet me Leeds sonte, ndeshje kjo gjatë së cilës do të bëhen homazhe për Gold.

Ai vdiq përkrah vajzave të tij, Jacqueline dhe Vanessa, dhe të fejuarës së tij Lesley, sot në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat