Rodrygo: Ky gol është për ty Mbret!

Futboll

Rodrygo: Ky gol është për ty Mbret!

Më: 4 janar 2023 Në ora: 18:05
Rodrygo

Rodrygo dhe goli i tij ishin vendimtar në fitoren 0-1 të Real Madrid ndaj Cacereno në Copa Del Rey.  

Braziliani bëri një lojë të mrekullueshme, të cilën e përfundoi me një goditje të jashtëzakonshme që e dërgoi topin në rrjetë dhe bëri që Real Madrid të shkojë në raundin e të 16-ave të Copa del Rey.

Pas golit Rodrygo imitoi legjendën e vendin të tij, Pele, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë, duke festur në të njëjtën formë.

Ndërsa postoi në rrjetet sociale foto të mënyrës si festonte Pele dhe të festës së tij pas këtij goli, Rodrygo shkroi: “Për ty Mbret”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat