Mbappe, Haaland apo Bellingham – cili ka vlerën më të lartë të transferimit?

Futboll

Mbappe, Haaland apo Bellingham – cili ka vlerën më të lartë të transferimit?

Më: 5 janar 2023 Në ora: 18:24
Mbappe, Haaland apo Bellingham

Observatori i Futbollit “CIES” ka krijuar një listë me 100 lojtarë me vlerat më të larta të transferimeve në futboll. Anglia i bashkohet Brazilit si kombi me më shumë lojtarë (14) në listë, ndërsa Manchester City (13) është klubi më i përfaqësuar.

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham aktualisht ka vlerën më të lartë të transferimit në futboll me më shumë se 183 milionë funte (207 milionë euro), sipas hulumtimit të kryer nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES).

Mesfushori 19-vjeçar dhe bashkëlojtari i tij te AnglA, Phil Foden janë dy të parët në listën me 100 lojtarë të bërë nga Observatori i Futbollit “CIES”.

Lista vlerëson vlerat e lojtarëve duke marrë parasysh paraqitjen, moshën dhe kontratat, gjë që shpjegon pse Bellingham dhe Foden janë renditur mbi vendin e tretë, Kylian Mbappe, marrëveshja e të cilit me Paris Saint-Germain skadon në verën e vitit 2024.

Bellingham, i cili luajti për Anglinë në Kupën e Botës në Katar, ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitit 2025, por pritet të jetë në qendër të një lufte ofertash këtë verë, me disa nga klubet elitare evropiane të interesuara për nënshkrimin e ish-yllit të Birminghamit.

Bellingham (183.9 milionë funte/207 milionë euro) dhe Foden (177.1 milionë funte/200 milionë euro), kontratat e të cilit me Manchester City është deri në vitin 2027, janë në krye të listës ndërsa Mbappe i treti dhe i rendituri në pozitën e katërt, Vinicius Jr i Real Madridit, vlerësohen të dy me 168 milionë funte (190 milionë euro).

Shoku i skuadrës së Fodenit në Manchester City, Erling Haaland, kontrata e të cilit gjithashtu vlen deri në vitin 2027, është i pesti me një vlerë prej 154.5 milionë funtesh (174 milionë euro), pasi ka shënuar 27 gola në 21 paraqitje që kur iu bashkua klubit gjatë verës.

Dyshja e re e mesfushës së Barcelonës, Pedri dhe Gavi, janë përkatësisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë, ndërsa mesfushori i Bayern Munich, dhe ish-ndërkombëtari i të rinjve të Anglisë, Jamal Musiala është i teti.

Qendërmbrojtësi i RB Leipzig, Josko Gvardiol, i cili është lidhur me disa top klube pasi paraqitjeve fantastike për Kroacinë në Kupën e Botës, është në vendin e nëntë, ndërsa mesfushori i Real Madridit Federico Valverde mbyll top 10-shen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat