Zeka po pret largimin nga Gjilani, ka tre oferta në tavolinë

Futboll

Zeka po pret largimin nga Gjilani, ka tre oferta në tavolinë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 16:19
Zeka

Mevlan Zeka pritet të dalë lojtar i lirë më 10 janar, nëse FFK nuk ia shtynë përsëri afatin futbollistëve që kanë bërë kërkesë për shkëputjen e kontratës nga Gjilani.

Sulmuesi gjakovar pritet të mbetet në elitën e futbollit kosovar, pasi ofertat për të nuk mungojnë.

Gazeta Olle merr vesh se sulmuesi këmbëshpejtë tanimë ka pasur takime me tre skuadra të njohura kosovare, Prishtinën, Ballkanin dhe Ferizajn.

Por gjithnjë sipas burimeve të Olles, oferta e Ferizajt është ajo më e larta dhe që po e kënaq Zekën më shumë për momentin.

Gjithsesi ish-anëtari i Feronikelit, Vëllaznimit e Lirisë pritet që ta bëj publike të ardhmen e tij vetëm pasi të dalë lojtar i lirë nga Gjilani..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat