Seminari me arbitrat & asistentët, instruktori i UEFA-s: I impresionuar nga standardi, po përgatitemi mirë për sezonin

Futboll

Seminari me arbitrat & asistentët, instruktori i UEFA-s: I impresionuar nga standardi, po përgatitemi mirë për sezonin

Më: 7 janar 2023 Në ora: 14:46
Seminari me arbitrat & asistentët, instruktori i UEFA-s: I impresionuar nga standardi, po përgatitemi mirë për sezonin

Federata Shqiptare e Futbollit po organizon prej dy ditësh seminare dhe testet fizike me arbitrat dhe asistentët e kategorisë “Abissnet Superiore” në prag të rinisjes së sezonit futbollistik pas ndërprerjes dimërore.

Të premten arbitrat dhe asistentët iu nënshtruan testeve fizike në ambientet e Shtëpisë së Futbollit me rezultatet që ishin mjaft të mira, ndërsa këtë të shtunë nën drejtimin e Sektorit të Arbitrimit në FSHF u zhvillua seminari, ku mori pjesë edhe instruktori i UEFA-s, Costa Kapitanis.

Gjatë seminarit u diskutua përmes video-testeve për situata të ndryshme të lojës dhe interpretimi i duhur i rregulloreve, ndërsa arbitrat shkëmbyen vazhdimisht mendime për raste të caktuara të ndeshjeve.

Instruktori i UEFA-s, Kapitanis, duke folur për Fshf.org vlerësoi ecurinë e seminarit dhe standardin e arbitrave të kategorisë elitare shqiptare, ndërsa theksoi se këto përgatitje janë mjaft të rëndësishme për arbitrat në prag të rinisjes së sezonit futbollistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat