Ancelotti: Me Gattuson kemi pasur marrëdhënie jo të qëndrueshme

Futboll

Ancelotti: Me Gattuson kemi pasur marrëdhënie jo të qëndrueshme

Më: 10 janar 2023 Në ora: 17:49
Ancelotti

Carlo Ancelotti ka folur së fundmi në lidhje me marrëdhënien me ish-lojtarin e tij, tashmë trajner i Valencias, Gennaro Gattuso.

Në konferencën për mediet në prag të sfidës me Valencian për Superkupën e Spanjës, trajneri i Real Madrid theksoi se me ish-lojtarin e Milan, fituan shumë, por më pas patën edhe shumë probleme.

“Kemi kaluar kohë shumë të mira, kemi fituar dy Champions League.

Më pas, marrëdhënia nuk ka qenë gjithmonë e mirë, kemi pasur edhe probleme personale, por unë nuk dua të flas për to.

Shumë trajnerë të sotëm kanë luajtur në atë Milan… Skuadrat e Gattusos janë shumë intensive, ai jep një identitet shumë të qartë”-tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat