Merret vendimi kundër Leo Messit

Futboll

Merret vendimi kundër Leo Messit

Më: 11 janar 2023 Në ora: 15:52
Messi

Ishte një pyetje që shumë tifozë të futbollit ia kanë bërë vetes. Si do të jetë kthimi në fushë i Lionel Messi-t me fanellën e Paris Saint-Germain pas fitores së Kupës së Botës në Katar kundër Francës?

Shumë prisnin që atij t’i bëhej një nderim në Parkun e Princave për sfidën e parë në shtëpi, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Sipas asaj që ka shkruar Le Parisien, në fakt, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos organizojnë asgjë të veçantë për Pleshtin.

Në ndeshjen e mbrëmjes së sotme në kampionatin francez kundër Angers nuk do të ketë asnjë nderim për kampionin argjentinas edhe për të shmangur situata të sikletshme dhe fërshëllima të mundshme.

Media  franceze, në fakt, ka shpjeguar se sa e madhe është frika e një klime armiqësore, veçanërisht pas gjesteve të portierit Emiliano Martinez kundër Kylian Mbappe.

Kështu, për Paris Saint-Germain ka qenë i mjaftueshëm nderimi që i është bërë Messi-t me gardën e nderit, që është konsideruar nga drejtuesit si një vlerësim kundrejt argjentinasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat