Haller mposht tumorin dhe kthehet në fushë!

Futboll

Haller mposht tumorin dhe kthehet në fushë!

Më: 11 janar 2023 Në ora: 17:20
Haller

Ishte një moment vërtet emocionues për tifozët e Borusias së Dortmundit dhe jo vetëm, teksa panë Sebastian Haller,

28 vjeç, të rikthehej në fushë edhe pse vetëm për pak minuta. Ish lojtarit të Ajaksit ju desh të ndërpriste karrierën për tu kuruar ndaj kancerit në testikuj, që ju diagnostikua në korrik të 2022, pak ditë pas transferimit te Borusia. Ju nënshtrua dy operacioneve dhe katër cikleve të kimioterapisë, por gjatë trajtimit vazhdoi të stërvitej vetë.

Rinisi punën me shokët vetëm të shtunën e kaluar, në 7 janar, dhe kundër Fortuna Dyseldorf, në një miqësore të luajtur në Marbella të Spanjës më në fund u rikthye të luante, duke veshur për herë të parë fanellën e Dortmundit. 28 minuta në pjesën e dytë, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte 5-1.

“Ishte një moment i jashtëzakonshëm, të luash të jep një ndjesi shumë më të fortë se sa kur stërvitesh apo vrapon.

Më mungonte kjo ndjesi, – komentoi Haller në një prononcim pas ndeshjes, ndërkohë që trajneri i Borusias së Dortmundit Edin Terzic deklaroi: “Ishte diçka e veçantë për Seb dhe për familjen e tij, por edhe për ne. Ishte hera e parë që vishte fanellën e Dortmundit, dhe jo një jelek stërvitjeje. Jemi krenarë për atë që ka bërë dhe atë që mundi të provonte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat