Emër kryesor te Manchester United

Futboll

Emër kryesor te Manchester United

Më: 12 janar 2023 Në ora: 16:43
Emër kryesor te Manchester United

Manchester United është një prej skuadrave më prezente në merkato, pasi sulmi mbetet në qendër të vëmendjes, ndërsa klubi po kthen fokusin edhe te rinovimet.

Sa i përket kësaj çështje, drejtuesit po bëjnë gati rinovimin me sulmuesin Marcus Rashford, i cili shihet si një nga lojtarët më të rëndësishëm për projektin e United dhe jo vetëm, pasi 25-vjeçari ka edhe “bekimin” e trajnerit holandez Erik ten Hag.

Rashford njihet si “i zoti shtëpisë”, pasi është rritur te United dhe sot, edhe pse në një moshë të re numëron 328 ndeshje dhe 108 gola.

Marcus aktualisht ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe për të ka pasur shpesh herë zëra për një largim të mundshëm, në periudha të ndryshme dhe klubi tani kërkon të mbyllë njëherë e mirë këtë temë.

Termat e kontratës së re ende nuk janë bërë me dije, ndërsa mediet angleze kanë raportuar se rinovimi i Rashford është një nga temat kryesore të klubit për momentin.

Kjo për faktin se, Manchester United kërkon të ndërtojë një projekt ambicioz dhe përpos dëshirave në merkato apo afrimeve janë disa lojtarë, të cilët do të ftohen nga klubi për të zgjatur bashkëpunimin dhe i pari në listë është Rashford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat