Moura largohet nga ‘Spurs’

Futboll

Moura largohet nga ‘Spurs’

Më: 12 janar 2023 Në ora: 17:45
Moura largohet nga ‘Spurs’

Lucas Moura duket se i ka ditët e numëruar tek Tottenhami.

Moura në fund të këtij sezoni mbyll kontratën me ‘Spurs’, dhe sipas medieve britanike, klubi londinez nuk do t’i ofrojë rinovim të kontratës.

Anësori nuk dëshiron të largohet në afatin e janarit pasi në verë do të jetë agjent i lirë, diçka nga e cila mund të përfitoi për një pagë më të lartë si dhe një projekt më të mirë.

Kujtojmë se 30-vjeçari iu bashkua “Spurs” në janarin e vitit 2018 dhe do të largohet pas më shumë se pesë viteve shërbime. Anësori i Sao Paulo ka bërë 213 paraqitje për Tottenhamin duke shënuar 38 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat