Tallet keq me Juventusin

Futboll

Tallet keq me Juventusin

Më: 14 janar 2023 Në ora: 14:38
Tallet keq me Juventusin

Gëzimi i tifozëve napolitanë pas suksesit ndaj Juventusit vazhdon i pandërprerë.

Të rinjtë e Spallettit iu shkaktuan bardhezinjve disfatën turpëruese 5-1, duke shkuar vetë në 10 pikë avantazh karshi të besuarve të Allegrit.

Në fund të ndeshjes, tifozët e Napolit festuan gjatë, diçka tejet e ligjshme. Mes atyre që u shfrenua në festime ishte edhe Edoardo De Laurentiis.

Djali i presidentit të Napolit është kapur nga kamerat teksa ka festuar dhe ka imituar shenjën e “manita” (sa pesë golat e shënuar nga blutë) para kamerave. Një gjest i vlerësuar nga tifozët e Napolit, por shpërtheu zemërimin e bardhezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat