Moggi: Allegri merret me llafe!

Futboll

Moggi: Allegri merret me llafe!

Më: 15 janar 2023 Në ora: 14:09
Moggi

Tetë fitore radhazi në Serie A, duket sikur shkuan dëm në momentin që Juventus u shkatërrua nga Napoli në stadiumin Maradona me rezultatin e thellë 5-1.

Bardhezinjtë morën një goditje të fortë në pretendimet për titull ndërsa së fundmi, kritika për Zonjën e Vjetër vijnë edhe nga ish-drejtori Luciano Moggi. Ky i fundit thekson se skuadra aktuale e Juventus nuk ka lidhje me skuadrën e vitit 2015 që atë sezon përmbysi Napolin dhe fitoi titullin ndërsa shtoi se në organikë, bardhezinjtë kanë sulmues me “pistoletë uji”.

“Allegri u mor me fjalë para ndeshjes me Napolin dhe në fund bëri një figurë të shëmtuar.

Më duket sikur ato tetë fitoret radhazi pa pësuar gol, por duke luajtur keq, krijuan iluzione të gënjeshtërta. Në vitin 2015 fituan titullin edhe pse me 15 pikë diferencë, por ky është një Juventus tjetër, mjafton të them emra si Chiellini, Bonuçi, Buffon apo edhe Barzagli.

Janë një kategori tjetër nga ata lojtarë që ka Juventus aktualisht, në atë kohë kishte sulmues që “çanin” rrjetën. Ndërsa tani janë lojtarë që godasin sikur janë me “pistoletë uji”, është sulmi i gjashtë më i miri i kampionatit me vetëm 27 gola”, u shpreh Moggi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat