Llapi përforcohet

Futboll

Llapi përforcohet

Më: 20 janar 2023 Në ora: 14:40
Llapi përforcohet

Llapi ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.

Transferimi i radhës i llapjanëve është portieri i talentuar shqiptar, Vokli Laroshi.

Reprezentuesi i Shqipërisë U21 ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me fituesin aktual të Kupës së Kosovës.

"Gardiani” 21-vjeçar nënshkruan për dy-vite e gjysmë me Llapin.

KF Llapi ka arritur marrëveshje me portierin shtatlartë Vokli Laroshi, i cili është bashkuar ditën e sotme me ekipin në Antalya.

Laroshi, i lindur në Elbasan, ish-reprezentues i Shqipërisë U21 e rrit edhe më shumë cilësinë e ekipit.

Ka qenë pjesë e Shkëndijës së Durrësit U19 për t’u transferuar më pas tek Partizani i Tiranës dhe së fundmi për një-vit ka qenë pjesë e Turbinës, si kapiten i ekipit.

Laroshi vjen në ekipin tonë pas insistimit të kryetrajnerit Batatina dhe pas bashkëpunimit me klubin e Turbinës të cilët i falenderojmë për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar në transferimin e Laroshit në klubin tonë.

Numri 12 do jetë numri i ri për portierin Laroshi me fanelën dhe ngjyrat e KF Llapit", njofton Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat