Talenti i promovuar nga Guardiola

Futboll

Talenti i promovuar nga Guardiola

Më: 21 janar 2023 Në ora: 11:55
Manchester City

Rico Lewis është një nga surprizat më të këndshme për Manchester City në këtë sezon.

Nisur edhe nga nevoja për të zëvendësuar në disa raste Kyle Walker, trajneri Pep Guardiola i dhuroi besimin 18-vjeçarit që në këtë sezon të Premier League regjistron shtatë paraqitje, pa lënë mënjanë edhe dy ndeshje e një gol në Champions League.

Në fushë, mbrojtësi i djathtë që përshtatet edhe në mesfushë, duket një lojtar i pjekur dhe me vlera ndërsa shpejt është shndërruar edhe në një prej më të preferuarve të tifozëve në Etihad Stadium.

Së fundmi, Lewis provon të shpjegojë atë që po përjeton në këtë sezon ndërsa theksoi se trajneri Pep Guardiola nuk e vendos kurrë në presion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat