Gati të rikthehet në sfidën e Championsit

Futboll

Gati të rikthehet në sfidën e Championsit

Më: 21 janar 2023 Në ora: 14:33
Rikuperimi i Majk Menjasë

Lajm i mirë për Milanin: Rikuperimi i Majk Menjasë nga dëmtimi i pulpës së majtë po ecën mirë.

Portieri francez iu nënshtrua testeve të reja dhe kontrollet e planifikuara vunë në dukje një evolucion të kënaqshëm në procesin e shërimit.

Portieri do të vazhdojë me punën përgatitore për rikthimin e tij në fushë në ditët në vijim, duke vijuar me terapinë.

Pioli shpreson ta ketë në dispozicion më 14 shkurt kundër Totenhemit, ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Për Milanin do të ishte një rikthim vendimtar, si nga pikëpamja e lidershipit, ashtu edhe nga pikëpamja taktike, pasi me Menjanë ndërtimi i manovrës nga prapavija do të bëhej në një mënyrë shumë më të rrjedhshme sesa ajo që ndodh me Tatarushanunë.

Deri më tani, francezi ka luajtur vetëm nëntë ndeshje për kuqezinjtë këtë sezon, e fundit që daton më 18 shtator kundër Napolit, ndërsa ndeshja e fundit ndonjëherë është ajo e 25 shtatorit me Francën në Ligën e Kombeve, në të cilën ai dëmtoi për herë të parë pulpën tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat