Ndryshon vendi ku do të zhvillohet Superkupa e Evropës

Futboll

Ndryshon vendi ku do të zhvillohet Superkupa e Evropës

Më: 26 janar 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Bordi Ekzekutiv i UEFA-s, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka vendosur ta zhvendosë vendin e finales së Superkupës së Europës, e cila çdo vit vë përballë njëri-tjetrin fituesit e Ligës së Kampionëve dhe ata të Ligës së Evropës.

Dy skuadrat, që ende nuk janë përcaktuar, do të përballen më 16 gusht, në orën 21:00, në Athinë dhe jo në Kazan të Rusisë, siç u vendos disa vite më parë.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që të merret ky vendim.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Georgios Karaiskakis”, ku zakonisht luan skuadra e Olimpiakosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat