Gjimshiti nga minuta e parë

Futboll

Gjimshiti nga minuta e parë

Më: 31 janar 2023 Në ora: 20:40
Gjimshiti nga minuta e parë

Interi dhe Atalanta në kërkim të një bilete për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Të dy skuadra zikaltre do të përplasin “brirët” në orën 21:00, në një duel që pritet të jetë tepër emocionues.

Për sa i përket formacioneve titullare, trajneri Inzagi gjen sërish Lukakun dhe Lautaron nga minuta e parë.

Ndërkohë që është shtyrë mundësia e startimit të Asllanit si titullar, teksa shqiptari do e nisë nga stoli.

Gjithashtu edhe Shkriniar është ulur në stol. Ndërkohë në krahun tjetër, trajneri Gasperini ka zgjedhur Gjimshitin nga minuta e parë.

FORMACIONET ZYRTARE:

INTER (3-5-2): Onana: Darmian, De Vrij, Açerbi; Damfris, Barela, Çalhanoglu, Mkhitarian, Gosens; Lukaku, Lautaro. Trajner: Inzagi.

ATALANTA (3-4-1-2) Muso; Toloi, Gjimshiti, Skalvini; Hatebur, De Ron, Kopmeiners, Maehle; Pasaliç, Boga; Zapata. Trajner: Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat