Ibrahimoviç motivon lojtarët

Futboll

Ibrahimoviç motivon lojtarët

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 15:32
Ibrahimoviç

Zllatan Ibrahimoviç ka lënë pas dëmtimin dhe i është bashkuar skuadrës.

Sulmuesi suedez ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të Milanit, përmes së cilës vendos të ngrejë edhe moralin e ekipit, duke i kuajtuar emrin e madh të klubit.

Kuqezinjtë po përjetojnë një moment të vështirë, por Ibrahimoviç e sheh si diçka të përkohshme.

Gjiganti i sulmit të “djallit” thekson se nuk ka rëstësi te Milani, pasi në këtë klub llogaritet vetëm fitorja.

“A është rastësi që ky klub ka fituar 19 tituj kampionë?

Po 7 Ligat e Kampionëve janë një rastësi?

Këtu kanë luajtur kampionë të mëdhenj. A është rastësi?

Këtu kanë fituar Topin e Artë.

A është rastësi?

Ky është Milani dhe Milani duhet të fitojë.

Nuk është rastësi.

Nëse kemi fituar, kemi fituar sepse jemi Milani. Rastësitë nuk ekzistojnë. Sa herë që fiton diçka hyn në histori dhe titulli kampion që fituam sezonin e shkuar ka hyrë në histori.

Por jo nga rastësia, sepse jemi Milani”, ka deklaruar Zllatan Ibrahimoviçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat