Xavi: Zemërohem ende kur dëgjoj himnin Champions

Futboll

Xavi: Zemërohem ende kur dëgjoj himnin Champions

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 21:06
Xavi Hernandez

“Me sa duket ne nuk e meritojmë të jemi në Ligën e Kampionëve dhe as ata.

Por niveli është shumë i lartë”.

Me këto fjalë ka folur trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së madhe të Europa League kundër Manchester United.

Trajneri më pas foli për Rashford: “Ai është një nga sulmuesit më të rrezikshëm.

Ai është shumë i shpejtë, driblues i mirë, i mirë në situata ballë për ballë dhe shumë i rrezikshëm në tranzicion.

Ne duhet të kujdesemi për të gjithë lojtarët e United, por Rashford është padyshim një nga më të rrezikshmit në Evropë”.

Impakti i teknikut Xavi në lojën e Barcelonës është shumë i lartë, mirëpo ky impakt nuk mjaftoi për t’i mbajtur “blaugraunat” në Champions League dhe tanimë pretendentët kryersorë të titullit në Spanjë për këtë vit do të luajnë në Europa League, ku kundërshtari i parë do të jetë Manchester United.

Në një konferencë për shtyp, para ndeshjes kundër Manchester United, tekniku spanjoll e paranoi haptazi se “zemërohet” kur dëgjon himnin e Champions League jashtë stadiumit.

“Unë ende zemërohem kur dëgjoj himnin e Champions League në shtëpi.

Për hir të historisë dhe madhështisë, ne duhet të jemi në këtë turne. Por ne duhet të përballemi me të vërtetën. Ne jemi të inkurajuar nga Liga e Evropës.

Ai është gjithmonë i rëndësishëm. Pa dyshim, ky është një test i mirë për t’u siguruar që mund të garojmë në Evropë”,- u shpreh tekniku Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat