Bellingham: Nderi më i madh të jesh kapiten te Dortmund

Futboll

Bellingham: Nderi më i madh të jesh kapiten te Dortmund

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 23:09
Jude Bellingham

Jude Bellingham e ka përshkruar si nder të madh të qenit kapiten i Borussia Dortmund në ndeshjen e Champions League kundër Chelseas. 

Bellingham ka katër gola dhe një asistim për Dortmundin në Champions League këtë sezon, dhe kjo formë e shoqëruar me pjekurinë e tij e ka shtyrë atë drejt përgjegjësisë që i besoi Edin Terzic të mërkurën.

“Mendoj se vjen krejt natyrshëm, por për mua është ndoshta nderi më i madh i karrierës sime deri më tani, të jem kapiten i këtij klubi futbolli", ka thënë anglezi.

Bellingham aktualisht është golashënuesi më i mirë në mesin e mesfushorëve nën njëzet e një vjeç nga pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon, ku ai ka dhjetë gola të realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat