Manchester City ndalet në Nottingham, nuk rikthehet në krye

Futboll

Manchester City ndalet në Nottingham, nuk rikthehet në krye

Nga: K.G. Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 17:54
Chris Wood nga afërsia barazon rezultatin

Nottingham arriti që të ndalë ekipin e Mancheste Cityt.

Kampioni në fuqi ka barazuar me rezultat 1:1 në përballje me Nottingham-in, në takimin e javës së 24-të të Premier League në futboll. 

Futbollisti Bernardo Silva, me supergolin që e ka realizuar nga rreth 20 metra në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 41-të, kaloi në epërsi Cityn.

Topi shkoi në këndin e epërm të majtë të Nottingham-it.

Chris Wood në minutën e 84-të ka barazuar rezultatin 1:1. 

Arsenali kryeson me 54 pikë por ka një takim më pak se City në pozitën e dytë, që ka po 52 pikë dhe Nottingham renditet i 13-ti me 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat