Di Maria het-trik, Juventusi shkel skuadrën franceze

Futboll

Di Maria het-trik, Juventusi shkel skuadrën franceze

Nga: K.G. Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 20:38
Di Maria feston

Angel di Maria si në ditët më të mira, ka shënuar het-trik për Juventusin dhe më i merituari që u kualifikuan.

Juventusi e ka përnjëmend, sonte me lojë e rezultat e shkeli skuadrën franceze, Nantes, duke e mposhtur me 3:0.

Juve iu hakmor për barazim (1:1) në Torino dhe kësisoj siguroi kaimin në të tetën e finales së Europa League.

Golat i realizuan Di Maria (5', 19'-nga penalltia e 78').

Vendasit nga minuta e 18-të mbeten pa lojtarin Pallois, i cili u përjashtua direkt me karton të kuq, për çka ishte një kapital i madh për Juventusin në vazhdim të takimit.

Juve kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 4:1, pasi takimi i parë kishte përfunduar baras (1:1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat