Casemiro insiston se është i dëshpëruar për të fituar tituj te Man United

Futboll

Casemiro insiston se është i dëshpëruar për të fituar tituj te Man United

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 21:56
Casemiro

Ylli i Manchester Unitedit, Casemiro ka zbuluar se dëshiron të njihet si dikush që fiton trofe gjatë kohës në "Old Trafford".

Braziliani ka impresionuar që kur iu bashkua "Djajve të Kuq" nga Real Madrid, aty ku fitoi trofe të shumtë.

Man Unitedin ka shansin ta fitojë trofeun e parë që nga viti 2017 duke qenë në finale ndaj Newcastle United për Carabao Cup dhe braziliani insiston se dëshiron të ngreh trofe.

"Dua të kujtohem këtu si lojtar që fitoi kampionatin. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Pavarësisht a fitojmë a jo sepse e dimë se është vështirë të fitojmë tituj, sidomos Premierligën, ku të gjitha ndeshjet janë të vështira".

"Por dua të fitojë tituj dhe ndeshje të rëndësishme këtu. Nuk është e lehtë. E dimë këtë. Sidomos sepse jemi duke folur për ligën më të vështirë në botë. Por, për këtë arsye dua të njihem".

Sa ishte pjesë e Real Madridit, Casemiro fitoi pesë herë Ligën e Kampionëve, tre tituj të La Liga-s, një Kupë të Mbretit dhe pesë Kupa të Botës për klube.

Braziliani ishte kyç në fitoren e Man Unitedit nga Barcelona në "play-offin" e Ligës së Evropës, që e fituan me rezultat të përgjithshëm 4:3.

Man United tani do të fokusohen te finalja ndaj Newcastle, që do ta zhvillojnë në "Wembley" para se të synojnë trofetë e mbetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat