Silvinjo është i befasuar nga Superiorja

Futboll

Silvinjo është i befasuar nga Superiorja

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 11:31
Shqipëria

Silvinjo ka dhënë një intervistë për një prej mediave të njohura në Brazil, “Estadao”, atje ku ka treguar aventurën e tij të re në Shqipëri.

A do të vazhdojë Silvinjo dashurinë e lë në mes nga kontrata e mbyllur e Rejës? Italiani u pendua, shumë madje, duke i treguar kreut të FSHF, Dukës, se e kishte nënvlerësuar kampionatin tonë.

Nga ana tjetër, Silvinjo, jeton në Shqipëri dhe e ndjek më tepër Superioren.

Në një pjesë të intervistës për median braziliane trajneri u shpreh se ka piketuar 2-3 emra që mund të jenë pjesë e Kombëtares.

“Kemi bërë tre udhëtime gjatë kësaj kohe, dy ishin në Itali sepse kemi të paktën 7 lojtarë që luajnë atje.

E ndjek edhe kampionatin e Superiores, janë 2-3 lojtarë të rinj me potencial për të qenë pjesë e Shqipërisë”, tha Sylvinjo që nuk zbulon emra..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat