Daja ka disa fjalë

Futboll

Daja ka disa fjalë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 16:01
Daja

Kampioni në fuqi, Ballkani nuk ka arritur ta shfrytëzoj siç duhet gabimin e Dritës dje, duke barazuar sot me Dukagjinin 1:1 në Therandë.

Sulmuesi në super formë i Ballkanit, Albion Rrahmani realizoi me kokë në minutën e 55-të për të barazuar shifrat.

Pas ndeshjes, ka folur edhe trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.

“Kemi shkuar në barazim, por nuk është rezultat i papranueshëm.

Kemi katër pikë diferencë nga përcjellësi i parë.

Natyrisht që do të kemi një barazim, larg qoftë edhe një humbje, që uroj të vijë sa më larg.

Kemi pasur disa situata para, por nuk kemi qenë të qetë në pjesën e ndërtimit të aksioneve dhe ruajtjes së qetësisë para portës. Sot duhet të kishim bërë më shumë për ta kërkuar fitoren.

Kemi përdorur një pjesë të mirë të futbollistëve në fund, por me meritë edhe të kundërshtarit shkoi drejt barazimit”, ka thënë Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat