Flick: Kush dëshiron është i ftuar për Euro 2024

Futboll

Flick: Kush dëshiron është i ftuar për Euro 2024

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 18:55
Hansi Flick

Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, dha disa lajme për Kombëtaren e re që po ndërtohet.

Duke folur për mediet në lidhje me planet e së ardhmes, Flick theksoi në skuadrën e Gjemanisë do të ftohen të paktën dy lojtarë të rinj.

“Duhet të kemi të paktën një ose dy lojtarë të rinj, do të jetë interesante të shohim disa lojtarë të rinj në veprim. Duam t’u tregojmë të gjithëve se çfarë ne jemi të aftë.

Jam i sigurt që kam djem fantastikë, me cilësi të shkëlqyera.

Është e rëndësishme të dimë se ne kemi një ekip që lufton për t’u kthyer diçka shikuesve, kushdo që dëshiron është i mirëpritur në rrugën tonë për në Euro 2024.

Sigurisht që ne do të duhet të përmirësohemi në mbrojtje, shiko Katarin, skuadrat që arritën në fund pësuan pak gola.

Duhet të dish të mbrohesh pa kompromis”-tha trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat