Aliji nënshkruan kontratë profesionale me SV Ried-i!

Futboll

Aliji nënshkruan kontratë profesionale me SV Ried-i!

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 20:58
Erion Aliji në mes

Talenti i madh i futbollit Erion Aliji ka nënshkruar sot kontratën e parë profesionale me SV Ried, që garon në Bundesligën e Austrisë.

Aliji është i datëlindjes 2005.

Aliji deri tani ka qenë pjesë e grupmoshës U16 të Riedit.

Ai ka shkëlqyer te ekipi i të rinjve, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të skuadrës së parë, të cilët e morën në radhët e tyre.

Aliji do të jetë një ndër futbollistët e rrallë shqiptar që do të luajnë në elitën e futbollit austriak.

Ai luan në pozitën e mesfushorit defensiv.

Transferimi në skuadrën e parë është një sukses i madh i talentit shqiptar, i cili është pjesë edhe e Kombëtares U17 të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat