Nainggolan tregon “ferrin”

Futboll

Nainggolan tregon “ferrin”

Më: 7 mars 2023 Në ora: 15:52
Nainggolan tregon “ferrin”

Radja Nainggolan “vjell vrer” ndaj drejtuesve të Antwerpit, në Belgjikë, për trajtimin që mori kur ishte pjesë e kësaj skuadre.

Ish-mesfushori i Romës dhe Interit, tashmë pjesë e SPAL-it në Serinë B, shprehet:

“Më trajtuan si një parazit, si një copë e m*ti.

Kur më çuan në ekipin B, lojtarët më pas u përpoqën të bindin Overmarsin që të më mbante në ekipin A, por askush nuk guxoi të merrte një vendim kundër Gheysens (president i Antwerpit).

Bëra më të mirën në ekipin B, u përpoqa t’i mbështesja ata djem të rinj dhe nuk bëra asnjë gabim.

Por si u trajtova në javët e fundit, nuk e meritoja, nuk e kam parë në asnjë vend tjetër. Dhe kam qenë në shumë vende.

Nuk mund të hyja më nga hyrja kryesore, mund të bëja vetëm në momentet kur ekipi i parë nuk ishte aty, më duhej të shkoja në një dhomë të ndryshme të zhveshjes çdo ditë: Më trajtuan si një parazit, madje në një moment më vodhën orën, sepse lojtarët e rinj hynin dhe dilnin vazhdimisht në atë dhomë zhveshjeje”.

“Patëm një debat me Mbappe”, mesfushori i Argjentinës zbulon prapaskenat e finales së Botërorit

Kështu ka rrëfyer Radja Nainggolan për muajt e tij të fundit në Belgjikë, përpara se të transferohej te SPAL-i në një intervistë të publikuar pak ditë më parë për Gazetën e Antwerpit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat