Taleski nervoz që pësuan gol? Flet Osmani

Futboll

Taleski nervoz që pësuan gol? Flet Osmani

Më: 9 mars 2023 Në ora: 19:56
Qatip Osmani

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore 3:1 përballë Rabotniçkit në xhiron e 22-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Cake hapi rezultatin, derisa Milev e Mujezinoviç me golat debutues në fanellën kuqezi shtuan shifrat në 3:0. Realizimi i Rusheviqit në kohën shtesë ishte vetëm për statistikë, me kuqezinjtë që koleksionojnë tre pikë të reja në luftën për kreun e tabelës.    

“Sigurisht se jemi të kënaqur dhe për këtë përgëzoj futbollistët për fitoren.

Ndoshta nuk ishte loja jonë më e mirë e mundshme, mungonin kombinimet dhe loja me shumë pasime, por megjithatë ngarkesa për të fituar ndeshjen e bëri të veten.

Sigurisht se duhet të jemi të kënaqur me këtë rezultat..

Sigurisht se lojtarët që i kemi sjellë si përforcime është mirë kur shënojnë dhe shpresoj që edhe në të ardhmen të vazhdojnë me gola.

Kjo ndeshje ndoshta na jep edhe një motiv tepër për të vazhduar me këto rezultate. “

Ndonjëherë ekipi vetëvetiu tërhiqet për shkak të rezultatit që ka.

Mendoj se neve na ndodhi kjo dhe unë insistoja që të sulmojmë, të kërkojmë golin e sigurisë, golin e tretë.

Edhe pse pjesën e dytë pak më shumë u koncentruam në lojë defanzive, sërish shënuam golin e tretë dhe aty vendosëm lojën", tha thotë Qatip Osmani, trajner i Shkëndijes..

Taleski nervoz që pësuan gol, ishte i shmangshëm ai gol?

Po, mendoj se kishte të drejtë.

Sigurisht se mungoi blloku në atë moment, sepse lojtari kundërshtarë gjatë kohë e mbajti topin.

Duhej vetëm të ndiqet me kujdes futbollisti që kishte topin dhe me bllokim në kohë goli do të ishte shmangur", thotë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat