Dortmund përballë Schalke 04

Futboll

Dortmund përballë Schalke 04

Më: 11 mars 2023 Në ora: 11:54
Logo e Bundesligës

Kampionati gjerman i futbollit, Bundesliga nisi mbrëmjen e ndjeshen javën e e 24-rt, të këtij edicioni me përballjen Koln-Bochum, e cila për “çudi” përfundoi me fitoren e mysfavirëve me rezultatin e pastër 0 me 2 falë golave të Kevin Stoger dhe Erhan Masovic, në minutat 9’-të dhe 36’-të, të sfidës.

Ditën e sotme do të zhvillohen dhe pesë sfida të tjera, ku padyshim protagonistë janë kryesuesit e Bundesliga, të cilët do të zbresin të dy në fushë ditën e sotme, me Bayern Munich, që do të presë në “Allianz Arena” një kundërshtar jo pak të vështirë si Augsburg, në orën 15:30.

Përveç Bayern-Augsburg, në orën 15:30 do të zhvillohet dhe 3 sfida të tjera spektakolare si Eintracht Frankfurt-Stuttgart, Hertha Berlin-Mainz dhe RB Leipzig-Borussia Monchenglabach, përballje këto që premtojnë spektakël për futbolldashësit.

Ndërkaq, dita e sotme do të mbyllet me “klasiken” gjermane Schalke 04-Borussia Dortmund, me vendasit që do të bëjnë gjithçka në “Veltins Arena” për të “rrëmbyer” 3 pikë tepër të vlefshme në “luftën” për mbijetesë në elitën e futbollit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat