Tirana ruan kreun

Futboll

Tirana ruan kreun

Më: 12 mars 2023 Në ora: 11:36
Tabela

Është mbyllur raundi i 25 i Katergorisë Superiore.

Të premten janë luajtur tre sfidat e para të kësaj jave. Kukësi ka fituar sfidën në shtëpi përballë Bylisit me rezultatin 2-0. Të dy golat nga verilindorët u shënuan në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 66-të dhe në të 80-tën.

Tre pikët për Kukësin ishin shumë me vlerë, pasi ata ndodhen tashmë në vendin e gjashtë me 34 pikë dhe vendet për në Evropë janë më afër, ndërsa Bylisi ndodhet në vendin e parafundit me 27 pikë.

Kastrioti nga ana tjetër ka marrë një barazim ndaj Teutës me rezultatin 0-0.

Për vendasit ky është një rezultat negativ pasi ata ndodhen në vendin e fundit të tabelës me 24 pikë.

Sfida interesante e së premtes ishte ajo mes Erzenit dhe Egnatias, me vendasit që fituan ndaj rrogozhinasve me rezultatin 2-1. Egnatia ndodhet aktualisht në vendin e tretë me 37 pikë, por një fitore do t’i çonte ata shumë pranë kreut, gjë të cilën nuk ia arritën.

Erzeni me tre pikët e fituara renditet tashmë në vendin e pestë me 36 pikë.

Vllaznia dhe Partizani janë ndarë në paqe në Shkodër, pasi rezultati përfundimtar ishte 1-1.

Ky barazim ka bërë që tashmë “demat” të jenë në vendin e dytë me 2 pikë pas kreut, ndërsa Vllaznia në vendin e katërt me 37 pikë, po aq sa Egnatia.

Tirana kryesuese nuk ka gabuar ndaj Laçit duke lënë pas derbin dhe duke marrë një fitore me peshë dhe jo fortë të lehtë. Bardheblutë fitoan me rezultatin e ngushtë 3-2 ndaj kurbinasve. Tirana ruan kreun me 43 pikë, ndërsa Laçi në vendin e tetë me 30 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat