Dabiqaj si Haaland, shënues i pesëfishtë, Gjilani në gjysmëfinale 

Futboll

Dabiqaj si Haaland, shënues i pesëfishtë, Gjilani në gjysmëfinale 

Nga: K. Goca Më: 15 mars 2023 Në ora: 14:52
Albert Dabiqaj

Gjilani ka treguar lojë të mirë në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 5:1 Trepçës ’89. 

Futbollisti Albert Dabiqaj sot e ka pas ditën e tij, duke realizuar pesë gola.

Dabiqaj si Erling Haaland, që mbrëmë ka shënuar pesë gola për fitoren e Manchester CItyt, me rezultat 7:0 ndaj Leipzig-uit. 

Dabiqaj shënoi në minutën e (2’, 7’ –nga penalltia, 34’ ,69’ e 88') dhe për mitrovicasit ka realizuar (Muja 21′).

Gjilani kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat