Kane nuk ka arritur të ngre një trofe ekipor

Futboll

Kane nuk ka arritur të ngre një trofe ekipor

Më: 17 mars 2023 Në ora: 11:20
Kane

Tottenham dëshiron që Harry Kane të mbetet te skuadra, sipas trajnerit italian Antonio Conte!

Kapitenit anglez do t'i përfundojë kontrata në fund të sezonit të ardhshëm, por Conte është i bindur se Tottenham do të bëjë gjithçka që mundet për të mbajtur atë më gjatë. 

"Unë mendoj se kjo është një pyetje për klubin", ka thënë trajneri i "Spurs".

“Sigurisht që, sipas mendimit tim, klubi dëshiron që Harry Kane të mbetet për pjesën tjetër të karrierës së tij".

Kane pavarësisht rezultateve individuale nuk ka arritur të ngre një trofe ekipor dhe kohëve të fundit janë shtuar zërat që e lidhin të ardhmen e tij me klube të njohura në Angli dhe jashtë saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat