Lajm i hidhur, vdes ish futbollisti i mirënjohur i Kosovës

Futboll

Lajm i hidhur, vdes ish futbollisti i mirënjohur i Kosovës

Nga: K. G. Më: 19 mars 2023 Në ora: 11:22
Sadik Rrahmani

Vdes ish futbollisti i mirënjohur i Kosovës, Sadik Rrahmani.

Lajmi që tronditi futbollin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës.

Rrahmani ka qenë futbollist i Trepçës, Prishtinës dhe Novi Pazarit.

Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, me president Edmond Thaçi, është e tronditur nga lajmi për ikjen e hershme të Rrahmanit.

“Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen e ish-futbollistit mitrovicas dhe të Kosovës, Sadik Rrahmani.

Sadik Rrahmani kishte karrierë të pasur prej futbollisti, ku luajti në disa klube të Kosovës, ndër to  edhe Trepça dhe Prishtina.

Pasi përfundimit të karrierës si futbollist, u veçua edhe si gjyqtar futbolli, kurse së fundi ishte trajner i grupmoshave të reja te Trepça ’89.

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Rrahmani, klubeve mitrovicase Trepça dhe Trepça ’89, FFK-së si dhe gjithë komunitetit të futbollit mitrovicas e të Kosovës për ikjen e hershme nga kjo botë e Sadik Rrahmanit.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”; - shpreh ngushëllime Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, me president Edmond Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat