“Shpërthen” Nagelsman

Futboll

“Shpërthen” Nagelsman

Më: 21 mars 2023 Në ora: 12:41
Nagelsman

“Ditët me diell” duket se do të mbeten kujtim i bukur në Mynih, të paktën deri në takimin e ardhshëm, aty ku Borusia Dortmund do të kërkojë t’i shtangë kampionët e Bundesligës dhe blindimin e vendit të parë në kampionat.

Përmbysja në “BayArena” mund të konsiderohet si e keqja më e vogël në krahasim me raportimet e fundit.

Prononcimi i Nagelsmanit për publikimin e skemave taktike të tij nga prestigjiozja gjermane “Sport Bild” ka nxjerrë një tjetër anë të teknikut 35-vjeçar, aq sa të pohonte se në gjirin e tyre ka ende “minj”, të cilët nxjerrin burime konfidenciale, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë tek ekipi.

“Sport Bild” nxori në dritë plane të ndryshme taktike të aplikuara nga Juliani si në seancat stërvitore ashtu edhe gjatë ndeshjeve.

Në to gjendej roli i lojtarëve specifikë dhe manovrat e tyre, shto faktin e ndryshimit në module rreshtuese, e ku ato përbëjnë gjithë esencën e punës brenda skuadrës së Bajernit dhe filozofisë aktuale të Nagelsmanit.

Tabloja e mësipërme në një moment kaq delikat për fatet e sezonit të jep pak shpresë të besosh se dëmet mund të evitohen lehtë. Pikërisht, Toni Topaloviç u largua me “motivacion” të njëjtë, atë të spiunit, e përkthyer me shpërndarjen e mesazheve konfidenciale.

“Tmerrësisht shqetësuese të shikoj kur puna jonë zbardhet në këtë mënyrë, askush nuk do ta dëshironte të ndodhej në pozitën time. Nuk e di se cili është motivi i personit që e ka kryer këtë mision keqdashës ndaj nesh.

S’mund të garantoj se sa e vështirë do të jetë gjetja e tij, por ama mund t’i përkufizoj si minj.

Sa herë që kaloni në fshat shikoni minj pafund dhe është shumë e vështirë t’i eliminosh të gjithë, e tillë mund të prezantohet edhe gjendja brenda kampit tonë.

Ndonjëherë duket si luftë pa mbarim. Mendohem gjatë për të kuptuar arsyen e këtij autogoli të pakuptimtë.

Skema në fjalë bën që të luash me karta të hapur ndaj kundërshtarëve”, përfundoi tejet i inatosur tekniku i rekordmenëve gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat