I habitur nga përzgjedhja e trajnerit

Futboll

I habitur nga përzgjedhja e trajnerit

Më: 22 mars 2023 Në ora: 12:36
Kimich e Musiala

Të besuarit e Hansi Flikut do të kërkojnë të kthejnë nderin në vend përgjatë turnet të ardhshëm, i cili do të zhvillohet pikërisht në shtëpinë e tyre, Gjermani, “Euro 2024”.

Edhe pse e kanë të garantuar biletën drejt aktivitetit, me justifikimin e organizatorëve, detaji në fjalë e rrit akoma më tepër presionin te Fliku, pasi krijimi i frymës së duhur dhe konkurruese, pavarësisht rëndësisë së ndeshjeve, mbart peshë specifike për vazhdimësinë dhe formën optimale në prag të Europianit.

Peruja dhe Belgjika sfidojnë kampionët e 4-fishtë në Botërore në testet e muajit mars, konkretisht ndaj peruanëve në datën 25 mars (“Mewa Arena”-Mainc) dhe belgëve tri ditë më vonë (“RheinEnergieStadion”-Këln). Zhvillimi i turneut përpara tifozërisë vendëse do të jetë obligim shtesë se përse ata duhet të largojnë makthet e viteve të fundit në kompeticione madhore.

Joshua Kimish në pozitën e kapiteni të “improvizuar”, pas mungesë së Nojerit dhe Myerit rreth arsyeve të njohura tashmë (Tomas nuk u përzgjodh nga Fliku, ndërsa Manuel si pasojë e lëndimit), e ka kryer më së miri detyrën e liderit përpara mediave, madje duke i dalë ballë edhe trajnerit 58- vjeçar mbi skemën përzgjedhëse, pavarësisht se është i ri në këtë detyrë. Mesfushori bavarez nuk nguroi të ngrinte sirenat e alarmit, i influencuar nga mungesat e “veteranëve” si Myler, Sane, Rojs, Gyndoan, Rydiger apo Niklas Zyle:

”U shokova kur mësova se Tomas, Sane apo një pjesë e konsiderueshme nuk do të ishte pjesë aktive në testet e marsit.

Jam dakord që fryma e re të jetë prezente në përfaqësuese, por jo të linim jashtë shumë personazhe me ndikim në grup.

Suksesi vjen vetëm kur ke në gji lojtarë që e kanë shijuar lavdinë dhe emrat e mësipërm e gëzojnë statusin e fitimtarit.

S’jam i idesë se përballjet ndaj Perusë dhe Belgjikës vijnë me pozitën e miqësoreve klasike. Çdo ndeshje jep tablo të ndryshme, nga të cilat mund të nxirren shumë mësime të vlefshme rreth së ardhmes.

Të shohim se si do të zhvillohemi”, pohonte mes pasigurish të skajshme 28- vjeçari, i diktuar nga lista e Hansit. Futbollisti me numër “6” te Bajerni do të prezantonte edhe shembullin ideal të përfaqësueseve, të cilat kanë shërbyer si indicie pozitive për sukses në filozofinë e Kimishit, e pasur me argumente bindëse.

”Italia dhe Argjetina janë dy kombëtare që kanë triumfuar në turnet e fundit madhore. Por si rrodhi ecuria e tyre, cili ishte sekreti?! E thjeshtë, mbajtja e një grupi solid dhe ecuria me rezultate pozitive. Këtë trajtë duhet të ndjekim edhe ne. Nuk ka teste, por përballje dhe mënyra se si e trajtojmë është në dorën tonë.

Dëshiroja që Peruja të jetë kliku i serisë drejt suksesit në ‘Euro 2024’, përfundoi me “fraza” frymëzuese “maratonomaku” i Bundesligës (futbollisti me minutazhin më të lartë në këtë sezon nga gjigantët e Myihut, Kimish-279 km në harkun e 24 prezencave me kampionët).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat