Ja rreshtimi i mundshëm i Kombëtares përballë Polonisë

Futboll

Ja rreshtimi i mundshëm i Kombëtares përballë Polonisë

Më: 22 mars 2023 Në ora: 15:10
Shqipëria

Silvinjo po fillon “mjekimin”.

Një nga problemet e pësimit të golave në epokën e Edi Rejës ka qenë edhe vendosja e gabuar gjatë goditjeve standarde, apo edhe kur krosime të thjeshta në zonë janë shfrytëzuar nga kundërshtarët dhe kanë kapur të papërgatitur mbrojtjen.

Braziliani ka analizuar me vëmendje këtë “sëmundje” dhe që në seancën e dytë, e cila është zhvilluar paraditen e djeshme, ka punuar me këtë pjesë, duke kërkuar vëmendje të plotë gjatë një situate të tillë në lojë, ku rreziku duhet të largohet në çdo lloj mënyre.

Skuadra është ndarë në dy grupe, ku fillimisht njëri grup ka punuar me ushtrime të lehta në palestër.

Ndërsa pjesa tjetër me teknikun në fushë kanë provuar shumë herë pozicionimin gjatë goditjeve standarde, ku krosimet kanë ardhur nga vetë Silvinjo nga njëri krah dhe nga Doriva apo Zabaleta në anën tjetër, ndërsa presion në zonë si sulmues bënte Hamdi Salihi.

Kështu, mbrojtja, por edhe lojtarët e tjerë që mbrojnë në zonë, si mesfushorë apo sulmues, të largojnë rrezikun menjëherë gjatë krosimit dhe gjithashtu edhe te topi i dytë që do të hidhet në zonë, i cili është po aq i rrezikshëm.

Kjo punë vjen për shkak edhe të lojës së kundërshtarit që në shumicën e rasteve tenton me topa të lartë në zonë, duke përfituar edhe nga shtatlartësia e lojtarëve.

Gjithsesi, nuk dihet nëse polakët do të tentojnë të njëjtën lojë që bënin me Paolo Sozën apo Çezlav Mishnievic, tani që në krye ka ardhur Fernando Santos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat