Flick thërret në kombëtaren gjermane talentin e mbrojtjes

Futboll

Flick thërret në kombëtaren gjermane talentin e mbrojtjes

Më: 23 mars 2023 Në ora: 13:00
Gjermania

Pak ditë pasi Gjermania i bëri ftesën e parë në kombëtare Malik Çaut, trajneri i kombëtares, Hansi Flick, ka shpjeguar për shansin që po i jep mbrojtësit të Milanit për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Perusë më datë 25 mars dhe Belgjikës tri ditë më vonë.

Titullari i kuqezinjve përkrah Tomorit dhe Kalulut shpreson që të debutojë me kombëtaren e parë të “pancerave” në këto dy data.

Dhe trajneri Flik e shpjegoi kështu në konferencën për shtyp grumbullimin e 21-vjeçarit:

“Për ne është e rëndësishme që të prezantojmë një skuadër të mirë në prag të Europianit në shtëpi dhe për këtë kemi nevojë për alternativa.

Duhet të kërkojmë opsione dhe t’u japim atyre kohën për t’u përmirësuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat