Justifikon disfatën e Gjermanisë

Futboll

Justifikon disfatën e Gjermanisë

Më: 29 mars 2023 Në ora: 12:09
Hansi Flick

Mbajtja e rrjetës së paprekur mbeti mirazhi në duelin e fundit te gjermanët, madje me 3 rrjeta të pësuara, e përkthyer me humbjen e parë për vitin 2023.Hansi Flick pas takimit e justifikoi paraqitjen e të tijve nga interpretimi i lojës së kundërshtarëve. Sipas 58-vjeçarit, “djajtë” u treguan të pamëshirshëm:

“Pasiviteti në momente të caktuar ndikoi negativisht në lojë, sidomos fillimi i ngadaltë, i cili i dha udhë edhe humbjes.

Por nga krahu tjetër duhet të shtoj se miqtë u treguan të pamëshirshëm ndaj nesh në interpretimin e lojës dhe goditjen finale. Individualitet e tyre bënë diferencën.

Në seancat e ardhshme stërvitore fokusi do të kalojë në lojën kolektive, si në sulm ashtu edhe në prapavijë, gjë që nuk e prezantuam së fundmi.

Disfata do të shërbejë si mësim dhe i përket së shkuarës, duke marrë me vete edhe faturën e gabimeve”, përfundoi strategu Flick prononcimin për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat