Pioli në telashe

Futboll

Pioli në telashe

Më: 30 mars 2023 Në ora: 18:09
Pioli

Pioli në telashe. Përveç Pierre Kalulu, Milani humb edhe shërbimet e Zlatan Ibrahimovic për turin e forcës që e pret në muajin prill. Krahas kampionatit, kuqezinjtë do të luajë edhe dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit.

Sulmuesi suedez është kthyer i dëmtuar nga grumbullimi me Suedinë dhe u është nënshtruar vizitave mjekësore, të cilat kanë evidentuar një problem muskulor në kofshën e djathtë.

Klubi i Milanit nuk jep detaje mbi rikuperimin e tij, por sqaron se situata do të monitorohet nga java në javë.

Gjithsesi vlen të theksohet se në raste të ngjashme, Ibrës i janë dashur më shumë se 6 javë për t’u rikuperuar. Thënë këtë, nuk përjashtohet mundësia që sezoni i suedezit të ketë përfunduar tashmë.

Sigurisht ky lajm shqetëson jo pak Stefano Piolin. Ai do të duhet të bazohet vetëm te francezi Olivier Giroud për ndeshjet e rëndësishme të muajit prill. KJo për faktin se edhe belgu Origi nuk po arrin të bindë me paraqitjet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat