Kush është Goce Sedloski?

Futboll

Kush është Goce Sedloski?

Më: 5 prill 2023 Në ora: 15:55
Goce Sedloski

Goce Sedloski është një emër i madh në futbollin e shtetit fqinj, Maqedoni e Veriut.

48-vjeçari i lindur në Prilep ka një karrierë të pasur si futbollist, ndërsa ka luajtur plot 100 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij si mbrojtës, duke shënuar edhe 8 gola. Klube si Hajduk Split, Dinamo Zagreb apo Shefilld Uensdei janë disa nga skuadrat më të mira që ka luajtur.

Si trajner ai e ka nisur te Matersburg në Austri, ku qëndroi dy vite si ndihmës, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe te Kombëtarja e Maqedonisë.

Kulmi i tij është shpallja kampion për dy sezone radhazi e Vardarit (2015-2016 dhe 2016-2017), si dhe një herë e Shkupit së fundmi (2021-2022). Sedloski la klubin shqiptar vetëm dy javë më parë. Ai ka drejtuar në Letoni edhe klubin e Rigas./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat